English

Rrëfehet oficerja e sigurisë: Monitoroj deri në 50 metra jashtë shkollës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbajtja e një mjedisi të sigurtë, të qetë dhe mikpritës për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin është detyra e një oficeri sigurie në shkollë. Valbona Biba, është ndër të parat oficere sigurie që operon në gjimnazin “Aleks Buda” në Laprakë.

- Advertisement -

Ajo na rrëfën se dita e saj nis herët, duke monitoruar ardhjen e nxënëve në shkollë, vëzhgimin e tyre në pushimet mes orëve, në pushim e gjatë e deri në momentin që ato largohen nga shkolla.

“Në çdo moment që unë shoh grumbullim të nxëënsve, një përdorim të fjalorit jo etik, ngritje të tonit të zërit unë bëj ndërhyjre të mënjëhershme, duke shkuar dhe duke pyetur se çfarë po ndodh.. ndjek gjithë hallakat e shkollës, raportoj tek mësuesi kujdestar, tek shërbimi psiko-social, drejtoria e shkollës dhe nëse këtë problem nuk e zgjidh brenda këtyre hallkave unë njoftoj SPZ që mbulon shkollën tonë, nqs ky problem nuk zgjidhet njoftoj Komisariatin Nr.3 që mbulon shkollën tonë dhe ka raste që edhe pse i ka kaluar komisariatit ne në shkollë e mbajmë nën mbikqyrje”, thotë Valbona Biba, oficere e sigurisë në gjimnazin “Aleks Buda” në Laprakë.

Çdo gjë ndodh në shkollë, përcillet tek prindërit në kohë reale

“Për mua roli i parë që duhet të ketë një drejtor shkolle është komunikimi i vazhdueshëm me prindin dhe duke e ditur kush është personi përgjegjës ne na duhet të komunikojmë. Nëse nxënësi në klasë paraqet një problem, ne njoftojmë prindin”, thotë Drejtoresha e Gjimnazit “Aleks Buda”, Valdete Bujupi.

Paketa a sigurisë në shkolla e prezantuar një vit më parë, është ajo në të cilën bazohet puna e oficerit të sigurisë.

“Në bazë të paketë së sigurisë nuk lejohen që nga shkrepsja, çakmaku, thika e çdo lloj arme, doreza. Ua bëj të ditur që në fillim dhe u them që nëse raste të tilla ndodhin në shkollën tonë unë jam e detyruar të njoftoj policinë për kontrroll dhe nuk ju penalizon shkolla por baza ligjore”, thotë Valbona Biba, oficere e sigurisë në gjimnazin “Aleks Buda” në Laprakë.

Por a ka të drejtë oficeri i sigurisë të bëj kontrroll fizik të nxënësit?

“Në bazë të nenit 7, oficeri i sigurisë nuk bën kontrolle fizike, vetëm në raste emergjente të autorizuar nga drejtori.. duke u mbështetur në paketën e sigursë. Oficeri vepron në distancë deri në 50 metra vijë ajrore, une kam të drejtë të ndërhyj dhe të raportoj nëse shoh një rast konflikti, një rast dhune”, thotë Valbona Biba, oficere e sigurisë në gjimnazin “Aleks Buda” në Laprakë.

“Dëshiroj që nxënësi të mos jetë jashtë vëmendjes tonë asnjë moment dhe asnjë hapsirë të shkollës. Roja është përgjegjës për perimetrin e sigurisë brenda shkollës. Të gjithë mësuesit e kanë urdhër, në momentin që dyshojnë se do nisi diçka të njoftojnë dhe të gjithë do merremi me to”, thotë Drejtoresha e Gjimnazit “Aleks Buda”, Valdete Bujupi.

Për drejtoreshën e gjimnazit “Aleks Buda” situatat duhen paraprirë, dhe zgjidhur që në fazat e para. Ajo ka krijuar një hartë sociale mbi bazën e të cilës njeh dhe skedon problemet e nxënësve të saj.

“Ne identifikojmë nxënsit me një prind të vdekur, dy prindër të vdekur, me ndihmë ekonomike, me aftësi ndryshe, rom, egjiptian, përsëritës, me tendecë mungesash, me tendencë duhani etj, në bazë të kësaj ne kemi planin e punës dhe merremi shumë me këta nxënës”, thotë Drejtoresha e Gjimnazit “Aleks Buda”, Valdete Bujupi.

Nga ana tjetër, një grafik ku një mësues ka në ngarkim monitorimin e 3 klasave është një tjetër formë për të mbajtuar rregull dhe garantuar sigurinë e nxënëve në një mjedis shkolle.

LEXONI GJITHASHTU:

Policia merr në pyetje të miturin e dytë në ngjarjen ku u vra 14-vjeçari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?