Rrëfimi i 70-vjeçares: Do isha bërë miliardere po të merresha me lopë në Amerikë
Zonja Dylbere, 70-vjecarja nga fshati Shtyllë, prej shumë vitesh kujdeset për lopët e saj, të cilat i kanë mundësuar jo vetëm një biznes të suksesshëm në zonat përreth, por edhe produkte të freskëta për konsum familjar.
Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo tha se ka punuar shumë në gjithë këto vite, për të cilat thotë se po t’i kishte kaluar në Amerike, do të kishte një pasuri shumë më të madhe.
Gjithsesi, mundësinë për të qenë ‘miliardere’ e ka larguar nga mendja, pasi jetën në fshat Dylberja nuk do ta ndërronte me asgjë në botë.
“Ta shikoje përpara fshatin, ishte perlë. Mua dërgomë ku të duash, shpiem në qytet, nuk jetoj dot. Çfarë do blesh në qytet, do vesh te tjetri do të japin një copë mish. Hajde shiko frigoriferin tim, e kam plot me mish.
Sa më lutet nipi i vogël, hajde moj nëna të bëjmë petulla ti shesim. Ti nuk e ke idenë që këtu erdhën gjithë inxhinierët e TAP, kanë ndenjur që në mars e deri në nëntor. Këtu kanë ngrënë. Mu hap një punë ore ti djalë, ç’i kam bërë vetes. Vetëm me blektori dhe me dyqanin jam marrë në demokraci. Kam 50 pula. Unë them nuk ngopem me pronë, ty stë mbushet mendja. Atë lokalin ta kisha me hotel dhe me restorant. E kam ëndërr. Edhe një bujtinë në shtëpi do e bëj, nuk e lë këtë behar.
Lokalin që doja ta bëja hotel nuk e bëra dot, sepse atë që punoi e morëm pa karta. Ishin 4-5 vetë ata. Nxitohet ky djali i madh. Atij i ndodhi aksident me një troko, i preu aortën, vdiq si ato pulat kur i presin kokën. Mbeti pastaj ajo. Ne ishim në Korçë, kur erdhëm u tmerruam. Unë nuk e pash personin por e ndjeva shumë. Kemi hedhur 60 milionë atje. S’të jep njeri kredi.
Të jesh biznesmen duhet të mos gënjesh, të kërkosh llogari, të zbatosh të gjitha rregullat dhe puna ecën. Mirëpo njerëzit tani nuk duan t’i kërkosh llogari. Edhe punë nuk duan, janë mësuar të lirë. Brezi i ri mos u bëj fare, nuk të futen në stallë sikur të përmbyset. Edhe kur vjen ndonjë, vjen ndonjë që nuk e bën dot punën. Futem vetë dhe i bëj. Qumështin tonë e mban në gojë gjithë dynjaja. Hallall ta kenë lekun thonë ata që e blejnë.
Po të kisha punuar kaq shumë në Amerikë do isha bërë miliardere. Por unë e dua fshatin. Të tërë më thoshin mua, po si rri moj. Kushdo që të vinte, nuk doja t’ja dija”, tha 70-vjeçarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet