Kujdeset për lopët, flet 70-vjeçarja: Të përmbyset bota, brezi i ri s’hyn në stallë
Zonja Dylbere nga fshati Shtyllë, e cila ka stallën e saj për të cilën kujdeset me bashkëshortin dhe djalin, shprehet se është thuajse e pamundur të gjesh të rinj për të punuar me lopët.
Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo thotë se të rinjtë sot nuk duan t’u kërkosh llogari apo të kenë presion, e jo më të futen e të punojnë në stallë.
Për këtë arsye, shpesh ajo thotë se i bën vet të gjitha punët e nevojshme.
“Të jesh biznesmen duhet të mos gënjesh, të kërkosh llogari, të zbatosh të gjitha rregullat dhe puna ecën. Mirëpo njerëzit tani nuk duan t’i kërkosh llogari. Edhe punë nuk duan, janë mësuar të lirë.
Brezi i ri mos u bëj fare, nuk të futen në stallë sikur të përmbyset. Edhe kur vjen ndonjë, vjen ndonjë që nuk e bën dot punën. Futem vetë dhe i bëj. Qumështin tonë e mban në gojë gjithë dynjaja. Hallall ta kenë lekun thonë ata që e blejnë.
Gocat e reja nuk e shohin dot me sy shtallën. Unë e dua shumë. Ku vijnë të rejat, kush e do, nuk e dashuron njeri këtë punë. Janë mësuar rehat. Doli njëra tha celulari dhe nuk dinë stallë ato tha. Kam 32 lopë. Kemi edhe poshtë. 28 lopë janë për të pjellë. 8 i mjelim, ndërsa të tjerat nuk i mjelim. Ato do të bëjnë viçat, duhet të kenë gjirin të mirë”, tha 70-vjeçarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës