Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, mbahet në GJKKO seanca për Festim Bexhdilin

28 Maj 2025 | 10:15

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po mbahet seanca  ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.

Bexhdili fillimisht u  dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në Apel.  Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encro Chat, por nuk është zbërthyer.  Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encro Chat.

Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit, ndërsa sipas SPAK Komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën.  Avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike.

Nga ana tjetër SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë te përfshirë. Gjithashtu Prokuroria i kërkon gjykatës që të mos pranohet kërkesa për thirrjen e një eksperti për analizimin e kamerave të sigurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ilir Muratit për të marrë në pyetje shtetasen E.K në lidhje me përfshrijne e Festim Bexhdilit në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Po ashtu edhe kërkesa tjetër për thirrjen e ekspertit për të parë kamerat u rrëzua nga togat e zeza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026