Rrëmbimi i policëve, Kurti: Pse nuk del KFOR të japë shpjegim, gjurmët që u gjetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e ditës së sotme ka mbledhur Këshillin e Sigurisë lidhur me situatën e ndodhur ditën e djeshme, ku forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë në territorin e Kosovës.
Pas mbledhjes Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat, duke thënë se edhe pse ka kaluar një ditë nga ngjarja, KFOR nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Më tej ai nënvizoi se në vendin ku janë rrëmbyer policët janë gjetur gjurmë këpucësh të huaja dhe pranga.
“Kemi një foto të hartës që mund të shihni se si vendi ku janë marrë peng tre policët tanë ndodhet 1 kilometra larg kufirit. Rrëmbimi i policëve ka ndodhur në territorin e Kosovës. Kemi dhe fotografitë e rrugës së prerë që shihet qartazi që nuk kanë mundur ta tejkalojnë tutje siç pretendo Serbia. Nuk bëhet fjalë për arrestim në territorin e Serbisë po bëhet fjalë për rrëmbim të policëve në territorin e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, ku janë gjetur gjurmët e këpucëve të huaja dhe prangat. Ajo që më habit është fakti se as të nesërmen me këto fakte që ndodhën nuk del KFOR. Pse nuk del KFOR me shpjegim zyrtarë. Automjeti dhe ushqimi që kanë ngrënë policët ,gjithçka është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë me të cilët duhet të merret KFOR” tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Albin Kurti: I gatshëm për dialog me Serbinë, por s’mund të shkelë ligjin
- Kurti: Bisedova më Escobar, në kontakt me Serbinë për të vizituar policët e rrëmbyer
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë