Rreshterja që prej 20 viteve rregullon makinat e Forcave të Armatosura
Rreshtere Entela Troqe e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është nga ato vajza që çdo ditë e kalon me makinat e forcës tokësore, në një pozicion që gjithmonë është konsideruar si një punë burrash por që ajo e ka me shumë pasion gjetjen e defekteve të makinave të FA dhe rregullimin e tyre. Entela është bërë pjesë e promovimit të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të detyrës specifike.
Ajo është rreshtere, me detyrë zv.komandante e togës së mirëmbajtjes dhe drejtuese e grupit të shërbimeve në batalionin e forcës tokësore. Është pjesë e FA prej gati 20 vitesh. Dëshira për të mbajtur këtë uniformë vjen që nga fëmijëria sepse babai i saj ka qenë ushtarak. Detyra e saj konsiston në evidentimin e problematikave te teknikës së transportit. Është një punë që e bën me shumë pasion pavarësisht paragjykimit se në përgjithësi nuk bëhet nga gratë e vajzat.
Në klipin promovues të ministrisë së Mbrojtjes ajo është shprehur se nuk ka bërë kurse teknike që nga koha kur u pajis me lejen e drejtimit. Por kur kanë ardhur disa herë ekipet amerikane në forcën tokësore ku ka qenë pjesë e trajnimeve për teknikat e reja.
I gjithë klipi promovues është bërë në ofiçinën e makinave të Forcave të Armatosura. Dhe aty shquhet Entela me disa kolegë meshkuj që merren me rregullimin e makinave të FA.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Pyes Lotin” hiqet nga YouTube për herë të dytë
- Kamuflohej si picier në restorant, kapet një tjetër bos i lartë i mafias italiane
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve