Rreth 1 miliard euro dëme nga moti i keq që goditi Sicilinë

22 Janar 2026 | 19:20

Vlerësimi i ri i dëmeve nga vala e fortë e motit të keq që goditi Sicilinë deri mbrëmë arrin në 720 milionë euro, snjoftoi guvernatori rajonal i ishullit, Renato Schifani.

Siç deklaroi ai, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Sicili për shkak të fatkeqësive natyrore siguron shpërndarjen e menjëhershme të 70 milionë eurove, të cilat synojnë të mbulojnë nevojat më të menjëhershme që vijnë nga moti i keq.

Në Sardenjë, presidentja e rajonit, Alessandra Tode, tha se dëmi vlerësohet në qindra milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi takime të menjëhershme me qeverinë në Romë, me qëllim sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare. Valët shumë të larta dhe reshjet e vazhdueshme shkaktuan gjithashtu, sipas autoriteteve lokale, dëme serioze në pasurinë arkeologjike të ishullit.

Situata ishte veçanërisht shqetësuese në Kalabri. Sipas vlerësimeve, brigjet e rajonit, të cilat lagen nga deti Jon, u mbuluan nga valë deri në nëntë metra të larta. “Kjo është një lartësi ekuivalente me një ndërtesë apartamentesh me katër kate”, tha kreu i Mbrojtjes Civile të Kalabrisë, Fabio Ciciliano.

Siç shtoi ai, vala e motit të keq u shoqërua me erëra që tejkaluan 110 kilometra në orë, duke përkeqësuar shkatërrimin në zonat bregdetare dhe infrastrukturën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026