Rreth 28 mijë aplikime në Fakultetin e Mjekësisë, thotë Najada Çomo
Rreth 28 mijë maturantë kanë aplikuar për degët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Kështu u shpreh zëvendës dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Najada Çomo në emisionin “Now” në “Euronews Albania’.
Ajo deklaroi se numri i kuotave është rritur me 100, duke shkuar në 360.
“Numri i personave që kanë aplikuar janë 27,984 për këtë universitet. Regjistrimet apo aplikimet që kanë bërë studentët në këtë raund të parë që vazhdojnë akoma, pjesa më e madhe është në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme, më pas e farmacisë dhe shëndetit publik.
Sa i takon pjesës së Fakultetit të Mjekësisë, shtimi i numrit të kuotave ka bërë të mundur dështimin e aplikantëve, për të siguruar qoftë në Mjekësinë e Përgjithshme apo në farmaci. Kuotat në fakultetin e Mjekësisë janë rritur me 100, vjet 260 kuota, sivjet janë 360 kuota”, theksoi Çomo.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)