Rreth 40 mijë gjoba për parkim të gabuar në Tiranë në 3 muajt e parë të 2022

12 Maj 2022 | 07:46

Në 3 muajt e parë të vitit 2022, Policia Rrugore në Tiranë ka vendosur 39,947 gjoba për parkime të gabuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Statistikat u publikuan në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, këtë të enjte. Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Getian Mullai në komisiariatin dixhital vijnë shumë denoncime të qytetarëve për parkime të gabuara, ku bllokohen trotuaret apo hyrjet e pallateve.

Për të njëjtën periudhë kohore, 1 janar-31 mars 2022, janë vendosur 1,012 gjoba për parakalime të gabuara në zonat e banuara.

Për tejkalim të shpejtësisë po në zonat e banuara, janë ndëshkuar me masë administrative 3,490 drejtues mjetesh. Ndërsa, për mosrespektim të semaforit, janë vendosur 496 gjoba.

Rastet e fundit të aksidenteve në vend, ka bërë që Policia Rrugore të shtojë kontrollet për t’i parandaluar ato.

Gjobat e vendosura nga Policia Rrugore Tiranë për 3 muajt e parë të vitit 2022

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026