Rreth 500 viktima nga përplasja Izrael-Palestinë

8 Tetor 2023 | 11:43

Faza e parë e operacionit “Shpatat e Hekurta” ka përfunduar. Deklarata është bërë nga kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, sipas të cilit trupat izraelite luftuan shumicën e njësive të Hamasit që hynë në Izrael.

Por në të njëjtën kohë, Netanyahu paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë dhe e vështirë, për të arritur qëllimin e shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake dhe politike të Hamasit dhe aleatit të saj Xhihadit Islamik, që duan të lëndojnë qytetarët e izraelit në vitet që do të vijnë.

Gjatë natës, forcat izraelite vazhduan sulmet ndaj Gazës, duke shkatërruar një seri objektivash të lidhur me Hamasin. Izraeli mësohet se ka ndërprerë furnizimet me energji dhe karburant për në Gaza.

Ndërkohë, bilanci i fundit i viktimave, sipas mediave izraelite, flet për izraelitë 250 të vrarë dhe 1.590 të plagosur; si dhe 230 palestinezë të vdekur.

Ushtarë të shumtë izraelitë dhe civilë nga shteti hebre janë marrë peng në shtëpitë e tyre dhe disa të tjerë janë marrë me forcë në Gaza, për t’u përdorur si mburojë njerëzore nga sulmet izraelite.

Nga ana tjetër, mediat flasin për një dështim të shërbimeve izraelite dhe atyre amerikane në zbulimin e përgatitjeve të sulmit, që u bë në shkallë të paprecedent.

Zyrtarët e dy vendeve nuk e kanë komentuar ende këtë hipotezë, por sipas BBC, një hetim mbi këtë aspekt të ngjarjes ka nisur, por që do të zgjasë për vite me radhë.

Presidenti izraelit Isac Herzog ka fajësuar armikun e vendit, Iranin, se fshihet prapa sulmit. Por një zyrtar i administratë  amerikane ka deklaruar se për të vërtetuar këtë është ende herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026