Esmeralda Thoma: 850 raste në urgjencën e QSUT për përdorim droge në vitin 2019
Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma tha se në vitin 2019, kur filloi dhe karantina prej pandemisë rastet në urgjencë ishin rreth 850.
Më pas në vitin 2020 u reduktuan në rreth 400, ndërsa këtë vit ka një dyfishim të përdoruesve të lëndëve narkotike.
Sipas saj nga personat që paraqiten për asistencë mjekësore vetëm gjysma kanë nevojë për shtrim në spital dhe trajtim afatgjatë.
Në 2019 janë paraqitur në QSUT:
- 300 përdorues kokaine,
- 220-250 përdorues heroine,
- 100 përdorues kanabisi,
- pjesa tjetër disa substanca njëkohësisht.
Rastet e vdekjeve nga përdorimi i drogave për vitin 2020:
- 1 nga kokaina,
- 1-2 nga opiatet.
Thoma deklaroi se të dhënat zyrtare nga shërbimi i toksikologjisë pranë QSUT-së e rendisin Shqipërinë të dytën në Europë për përdoruesit e drogës, në raport me numrin e popullsisë. Nga periudha e pandemisë, ajo tha se ka mundësi të kemi kaluar edhe të parët.
Ndërsa sqaroi se përdorimi i drogës gjatë 10 vjeçarit të fundit është shtuar ndjeshëm për të gjitha llojet e drogërave, ajo cilësoi dhe një rritje të ndjeshme të përdorimit të kokainës përgjatë 5 viteve të fundit.
Raportuesja për Europën e shifrave të QSUT-së për përdoruesit e drogës, sqaroi se mosha e cila paraqitet më shpesh është 25-35, por mbrapa nuk ngel dhe grupmosha 45-50 vjeç. Ndërkohë numri i vajzave apo grave përdoruese është shumë në minorancë në krahasim me djemtë dhe burrat. Sipas Thomës ato janë kryesisht viktima të të tjerëve.
Esmeralda Thoma deklaroi gjithashtu se ka shumë mangësi me regjistrimin e përdoruesve të drogës dhe për këtë do të vinte në ndihmë një regjistër elektrik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti i sigurisë: Droga pas lokalizimit duhet ndjekur për të zbuluar laboratorët
- Përdorimi i drogës, mjeku në Kosovë: Mosha më e vogël ka qenë 9 vjeç
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore