Rrezik konflikti Kinë-SHBA, shefi i diplomacisë: Luftë nëse Amerika s’ndryshon kurs
Në një konferencë shtypi, të mbajtur në kuadër të sesionit vjetor të legjislaturës kineze, shefi i ri i diplomacisë së Pekinit paralajmëroi mundësinë e një konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe i cilësoi si “të papranueshme” kërcënimet ndaj vendit të tij për qëndrimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“Nuk e prodhoi Kina krizën. Ajo nuk është as pjesë e krizës dhe as i ofroi armë ndonjërës prej palëve të përfshira në konflikt. Përse ia atribuojnë fajin Kinës dhe e kërcënojnë me vendosjen e sanksioneve? Kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Qin Gang, ministër i Jashtëm i Kinës.
Ministri i Jashtëm mbrojti miqësinë e ngushtë mes Kinës dhe Rusisë dhe tha se, nëse dy vendet punojnë së bashku, atëherë bota do të ketë një “forcë udhëheqëse”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të shkojnë drejt konfliktit nëse Uashingtoni nuk ndal përpjekjet për ta asgjësuar gjigantin aziatik.
“Nëse Amerika nuk ndalet, por vijon të ecë me shpejtësi në shtegun e gabuar, asgjë s’mund ta ndalë daljen nga shinat dhe do të ketë konflikte dhe përballje. Kush do t’i bartë pasojat katastrofike?” u shpreh Gang.
Shefi i diplomacisë kineze i bëri thirrje Uashingtonit që të mos ndërhyjë në çështjen e Tajvanit dhe shtoi se Pekini ka të drejtë të marrë masa nëse ishulli shpall pavarësinë.
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit