“Rrezik për kancerin e mitrës ”, mjekja i bën apel vajzave për produktet kozmetike

2 Maj 2023 | 08:49

Esmeralda Thoma, toksiologe te QSUT është shprehur se produktet kozmetike janë të rrezikshme për kancerin e mitrës apo vezoreve.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se më këtë rrezik mund të përballen vajzat që kanë përdorur produkte kozmetike që në moshë të vogël.

Sipas saj  produktet kozmetike janë të rrezikshme dhe për vajzat dhe gratë e rritura.

“Produktet kozmetike përmbajnë metale të rënda të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve e sidomos për shëndetin e fëmijës. Është vënë re se pas një periudhe disa vjeçare fëmijët ose femrat që kanë filluar përdorimin e produkteve kozmetike që në fëmijëri kanë rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e kancerit të mitrës apo të vezoreve që krahasuar me femrat e tjera nuk kanë vendosur produkte kozmetike. Produktet kozmetike janë të rrezikshme dhe për ne femrat e rritura”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024