Rrezik për sulm terrorist në Shqipëri? Kreshnik Spahiu tregon skenarin
Analisti Kreshnik Spahiu shtoi pyetjen nëse Shqipëria do të jetë vetëm objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani, apo mund të kalohet në sulme terroriste.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se i trembet faktit se në të ardhmen, mund të ketë atentate në vend dhe shtoi se qeveria shqiptare duhet të bëjë transperancë dhe të informojë qytetarët për një rrezik të mundshëm.
“Nëse do të kalojë ërtej kufijve të Ukrainës, lufta e filluar nga Rusia, ndonëse jam pak skeptik nëse realisht ky sulm ndaj Shqipërisë, ka lidhje me luftën në Ukrainë apo jo. Vërtet që ne jemi bërë ojektiv, por çështja është, a do të ndalen sulmet ndaj Shqipërisë vetëm në kuadrin e një terrorizmi kibernetik?
Unë i trembem atentateve të mundshme njerëzore që mund të kemi viktima në të ardhmen. Shoqëria shqiptare duhet të jetë e përgatitur dhe minimalisht, qeveria duhet të jetë transparente dhe të thotë, është sot populli shqiptar dhe territori i kërcënuar nga një sulm terrorist? Duhet të dalin e të na e thonë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur