Rreziku nga lia e majmunit, eksperti: Ka gjithmonë një rast të parë, nuk ka panik

3 Janar 2025 | 19:03

Shqipëria nuk ka ende asnjë rast me linë e majmunit, por ai mund të regjistrohet nga në moment në tjetrin. Doktor Leidon Shapo, ekspert i Shëndetit Publik në Londër në një intervistë për Euronews Albania, thotë se nuk ka nevojë për panik, ndërsa shtoi se është kohë të mësojmë nga Kosova që e ka tashmë rastin e parë.

“Duhet të kemi shumë kujdes më kë kemi marrë kontaktin e parë, të kuptohet ku ka udhëtuar personi, çfarë ka prekur, me kë ka pasur lidhje që të mbyllen vatrat sa më shpejtë të jetë e mundur. Nuk është situatë paniku, Kosova ka marrë masat përkatëse”, tha eksperti.

Lia e mjamunit, nuk është një sëmundje e rrezikshme, por sigurisht disa grupe risku, kanë më shumë gjasa të bëjnë forma të rënda.

“Problematikat që kemi vënë re janë: Ka grupe risk, grupe vulnerabël, ka gra shtatzënë që në rast se infektohen, mund t ia kalojnë dhe foshnjës dhe që krijojnë probleme sidomos te grupet vulnerabël që kanë imunitet të rëndë, ata persona që janë mbi 65-vjeç, apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, theksoi Shapo.

Por si nis sëmundja, e cila shpesh mund të ngatërrohet me të tjera sëmundje të ngjashme.

“Shenjat e para duan rreth një javë, por varjon nga 1 ditë deri në 21 ditë që të shohim gjithë skenën e cila fillon me skuqjen e lëkurës, ngritjen e vezikulave, ato pastaj përhapen në palmat e duarve, në pëllëmbë, në fytyrë pastaj në pjesë të tjera të trupit, në organet gjenitale.

E gjithë kjo simptomatologji nuk prezntohet menjëherë, dhe e gjithë problematika e një sërë sëmundjesh të ngjashme, është e tillë”, tha eksperti Leidon Shapo.

Trajnimi i mjekëve por dhe informimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm, për të mos e përhapur sëmundjen.

“Problemet që ne vumë rë ishte që personat që nuk e dinin që ishin të infektuar, infektonin të tjerët. Sëmundja kërkon kontakte shumë të ngushta me personin e infektuar, kërkon prekje, ndërrime rrobash”, u shpreh Leidon Shapo.

Kundër mpox,  ekziston vaksina e cila nëse kryhet brenda 14 ditëve të para, deri në momentin që personi nuk ka dhënë shenja krijon mbrojtje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026