Rrezikuan të mbyteshin në det, policia kufitare shpëton jetën e tre personave

6 Shtator 2023 | 12:05

Policia kufitare ka arritur të shpëtojë 3 persona të cilët rrezikuan të mbyteshin ndërsa ishin në det. Dy prej tyre janë shpëtuar ndërsa ishin në plazhin e Shëngjinit.

Ata rrezikuan të mbyteshin pasi mjetet e tyre lundruese, pedalonët, ishin larguar shumë për shkak të erës. Menjëherë pas thirrjes për ndihmë u bë e mundur kërkimi e më pas shpëtimi i tyre.

Një tjetër person u shpëtua në plazhin e Velipojës, pasi ky i fundit po shfaqte vështirësi të dilte në breg për shkak të dallgëve të larta.

Njoftimi i policisë:

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin pasi mjetet e tyre lundruese (pedalone) ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, ishin në rrezik sepse për shkak të erës së fortë kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare i kanë nxjerrë në breg këta 2 shtetas, bashkë me mjetet e tyre lundruese. 2 shtetasit falënderuan punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026