Rrëzimi i skemës për dëbimin e migrantëve, dorëhiqet ministri britanik për Imigrim
Ministri britanik për Imigrim, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqje të mërkurën, duke thënë se drafti i një legjislacioni qeveritar që parasheh jetësimin e një skeme për dëbim të migrantëve në Ruandë, nuk ka shkuar mjaftueshëm larg.
Jenrick ka thënë në letrën e dorëheqjes se legjislacioni ka qenë një prej mundësive të fundit për ta luftuar krizën me anije të vogla, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Legjislacioni është dashur të shkojë përtej, për t’i kufizuar mundësitë që gjykata vendore dhe ndërkombëtare të sfidojnë politikën, ka thënë ai.
“Qeveria ka përgjegjësi që t’i vendosë interesat kombëtare përtej interpretimeve të kontestueshme të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes, të cilën e ka postuar në X – platformë e njohur më parë si Tëitter.
“Unë nuk mund të punoj me legjislacionin e propozuar, sepse nuk besoj se ofron mundësitë më të mira për sukses”.
Jenrick ka qenë aleat i ngushtë politik i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Si anëtar i parlamentit prej vitit 2014, Jenrick ka shërbyer në pozita të ndryshme nëpër ministri, ndër vite.
Ditëve të fundit, Jenrick, i cili është ministër për Imigrim prej tetorit të vitit të kaluar, ka qenë shumë i ashpër në nevojën për ta luftuar shkuarjen e migrantëve në Angli me anije të vogla./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina: Ditë e zezë për raportet tona
Braverman letër drejtuar Sunak pas shkarkimit: Kryeministër i dobët, dështoi
Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër