Rrëzohet kërkesa e bashkëshortes së Veliaj për kthimin e sendeve të sekuestruara
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Arjola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.
Seanca nisi në orën 10:00 dhe u shqyrtua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila firmosi dy javë më parë kontrollet, të cilat ishin kërkuar nga SPAK.
Ndërkohë, seanca vijon për kërkesën e Arber Veliajt, vëllai i kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë