Rriten bizneset e reja në qytetin e Vlorës, por ka mungesë të theksuar punëtorësh

27 Prill 2024 | 17:28

Turizmi masiv ka shtuar numrin e sipërmarrjeve të reja në Vlorë. Vetëm këtë vit numërohen 283 të tilla, ndërsa sfidë mbetet menaxhimi me fuqi punëtore.

Këtë vit në qarkun e Vlorës janë hapur 283 biznese. Ata janë përqëndruar kryesisht përgjatë vijës bregdetare të Lungomares, Orikumit e Radhimës.

Ermal Pekmezi, drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve në Vlorë, deklaroi për Euroneës Albania se rritja e numrit të bizneseve po ndeshet me mungesën e fuqisë punëtore.

“Përpara nisjes së sezonit turistik, nga regjistrimet e kryera për muajt janar, shkurt dhe mars 2024, kemi për janarin 98 subjekte të shtuara, për shkurtin 98 subjekte, ndërkohë që në muajin mars 87 subjekte të regjistruar rishtazi“, tha Pekmezi.

Përveç sipërmarrjeve të reja, në muajin prill kanë hapur aktivitetin edhe bizneset sezonalë të Borshit, Himarës dhe Dhërmiut”, tha ai.

Vlora po njeh rritje të turizmit këto vite dhe kjo kërkesë ka nxitur zhvillimin e biznesit, por sfidë për këta të fundit mbetet gjetja dhe mbajtja e një stafi të qendrueshëm.

“Problem më i madh që do të kemi këtë vit janë punëtorët. Ne si operatorë turistik po shfrytzojmë në maksimum jo vetëm burimet njerëzore në qarkun e Vlorës, por tani në qarqet e Fierit, Beratit, dhe po na vijnë dhe çdo ditë punonjës të huaj nga vende të ndryshme. Kjo për faktin se nuk diskutohen më pagat, por nuk ka më punonjës të lirë që kërkojnë punë, shumë subjekte të reja po hapen çdo vit, në sektorin e turizmit, në sektorin e akomodimit dhe kërkohet staf çdo vit“, tha sipërmarrësi Vasil Bedinaj.

Operatorët turistikë tregojnë se në sektorin e kuzhinës po plotësohet stafi me shtetas turq, për sektorin e mirëmbajtes, shtetas nga India, ndërsa sanitaret vijnë nga Nepali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026