Rriten çmimet e banesave në Pogradec, penalizohen vendasit, 1200 euro 1 m/2

12 Mars 2025 | 17:41

Kërkesat në rritje për blerjen e një apartamenti në Pogradec, kanë ndikuar në rritjen e çmimit për metër/katror në qytetin liqenor. Agjentët imobiliar që operojnë në qytet tregojnë se ndërtimet e reja dhe fluksi në rritje i pushuesve ka bërë që të rritet kërkesa për blerë dhe rrjedhimisht edhe çmimet për metër/katror të apartamenteve.

“Në Pogradec apartamente kemi mjaftueshëm, ka ndërtime në reja, kemi e të vjetra, nuk kemi stok të madh, kemi potenciale për tu shitur.  Çmimet e apartamenteve kemi nga 800 deri në 1200 euro metri katror. Zonat më të kërkuara janë qendra apo në shëtitoren e liqenit, aty variojnë çmimet më të larta”, tha Enxhiana Torra, agjente shtitjesh.

Ata që kërkojnë të blejnë një apartament në Pogradec, kryesisht janë emigrantë por edhe nga qytete të tjera të vendit. Por ky fakt ka bërë që ata që jetojnë në Pogradec dhe që kërkojnë të blejnë një shtëpi, ta kenë të pamundur blerjen e një të tille.

“Në Pogradec pronat kërkohen nga emigrantët që vijnë për të pushuar nga Durrësi, Tirana e Elbasani që kërkojnë vend me të qetë. Një familje e thjeshtë apo çift i sapomartuar, është e vështirë sepse dhe kreditë janë të vështira ndryshe nga çmimet aktuale. Në Pogradec priten ndërtime të reja, presim edhe çmime të larta apo të përshtatura me ndërtimet që do bëhen, do jetë 5-10% më i lartë”, shtoi Enxhiana.

Trendi i rritjes së çmimit të apartamenteve është i njëjtë edhe në Korçë. Pogradeci vitet e fundit nuk ka pasur fluks të ndërtimeve të reja për shkak të mungesës së një plani urbanistik, i cili hyri në fuqi vetëm 2 vjet më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026