English

Rriten divorcet në Durrës/ 717 çifte kërkuan ndarjen në 2023, flasin psikologët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

1,879 çifte i janë drejtuar gjykatës së Durrësit në 3 vitet e fundit për t’i dhënë fund martesës. Shifrat e siguruara nga “Euroneës Albania” reflektojnë një trend rritës vit pas viti, pasi vetëm në vitin 2023, në gjykatë janë regjistruar 717 çështje me objekt “Zgjidhje martese”.

- Advertisement -

“Kryesisht në vitet ‘90 kemi pasur 9 divorce për çdo 100 martesa, ndërsa vitet e fundit statistikat e zgjidhjeve të martesave janë shumë të larta, shkojnë 24-26% për çdo 100 martesa. Pra, praktikisht me këto shifra jemi në 1 zgjidhje martese për çdo katër martesa të realizuara”-tha Mirjam Reçi.

Sipas gjykatës, gratë janë ato që iniciojnë divorcin, ndërsa mbizotërojnë çiftet e reja, me pak vite martesë. Arsyet, sipas ekspertëve, janë disa.

“Në familjet shqiptare kryesisht emigrojnë bashkëshortët, ose kryefamiljarët dhe kjo distancë, qoftë edhe fizike, e bën familjen të paqëndrueshme.” 01:47-01:51 “Arsye të tjera mund të jenë të lidhura me pavarësinë ekonomike të gruas”-theksoi Mirjam Reçi.

“Një grua, që ndihet e pavarur ekonomikisht, mund të arsyetojë që kur një martesë e ka humbur funksionin e saj mund të divorcohen më lehtë”- shtoi mes tjerash ai.

Në këtë mes më të prekurit janë fëmijët, çka sjell rrezikun në rritje për prishjen e konceptit të familjes në një të ardhme, që mund të mos jenë shumë e largët.

“Është një traumë, që zgjat në kohë për t’u bërë një post-traumë, nëse nuk trajtohet siç duhet nga familja dhe komuniteti”-tha Afërdita Mehmeti, eksperte për çështjet e divorcit pranë Gjykatës Durrës

Ekspertët pohojnë se dhuna dhe trauma që fëmijët kalojnë në familje, i dëmton ata nga ana psikologjike , sipas tyre ky është një efekt që zgjat në kohë dhe transmetohet edhe në brezat më vonë, duke prodhuar modelin që kanë marrë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×