Rriten me 43 % vdekjet nga fruthi, OBSH: Shkak rënia e vaksinimit te fëmijët
Fruthi po kthehet në një kërcënim global kryesisht për fëmijët. Raporti I fundit I hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara bën me dije se përgjatë vitit 2022, në të gjithë botën numri i rasteve me fruth është rritur me 18% , ndërsa fatalitetet me 43% , krahasuar me vitin 2021.
E thënë ndryshe, numri i përafërt i rasteve me fruth ishte 9 milionë dhe i vdekjeve 136,000 – ku shumica janë fëmijë.
Ritja e rasteve dhe vdekjeve nga fruthi ishte e pritëshme për shkak të uljes së normave të vaksinimit vite të fundit.
22 milionë fëmijë në botë nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës, ndërsa 11 milion të tjerë nuk kanë plotësuar skemën me dozën e dytë.
Mbulesa vaksinale kundër fruth me një dozë është 83% ndërsa me dy doza ka zbritur në 74%.
Kjo situatë konsiderohet alarmante, pasi ekspertët gjykojnë se është e nevojshme një mbulesë vaksinale me dy doza në masën 95% që komuniteti të konsiderohet I mbrojtur ndaj shpërthimeve të fruthit.
Vitet e fundit edhe në shqipëri mbulesa vaksinale kudnër fruthit me dy doza ka zbritur në vivelin e 79%, duke vendosur kështu vendin në rrezik për shpërthime të fruthit në komunitetet e pa vaksinuara.
Sipas OBSH në vitin 2022, 37 vende patën shpërthime të mëdha ose shqetësuese të fruthit në krahasim me 22 vendet që kishin në vitin 2021.
Vaksina e fruthit aplikohet në dy doza e para në moshën 1 vjec dhe e dytë në 5 vjec, injektimi I dy dozave të vaksinës mbron nga infektimi me fruth.
Nisur nga ky fakt Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për të gjithë vendet që të identifikojnë dhe vaksinojnë të gjithë fëmijët kundër fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë