Rriten dhurimet vullnetare të gjakut, Konomi: Çdo ditë duhen 100 njësi gjak
Deputet e kuvendit kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare për ti ardhur në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të plotësuar nevojat e të gjithë pacientëve.
“Mesatarisht në ditë kemi nevojë për 100 njësi që nëse nuk dalim çdo ditë do ishte e pamundur ti realizonim, po të krahasojmë 4 mujorin e 2023 me 4 mujorin e 2024 kemi rritje me 70% të dhurimeve vullnetar”,-tha Viola Konomi, mjeke Qendra e kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
Pjesa më e madhe e gjakut përdoret për personat talasemik.
Vështirësia më e madhe sipas mjekes është për grupet e rralla.
Dhurimet vullnetare aktualisht mbulojnë 25% të totalit të nevojave për gjak, ndërsa 75% mbulohet nga dhurimet familjare.
Mjekët bëjnë apel që dhurimi i gjakut për personat e shëndetshëm të bëhet një rutinë që aplikohet dy herë në vit, sepse jo vetëm do shpëtonin një jetë por do të përmirësonin shëndetin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia