Rriten penalitetet për biznesin e madh dhe korporatat
Qeveria nuk propozon ndryshim të taksave për vitin e ardhshëm, por përqendrohet në ashpërsimin e penaliteteve për mospagimin, apo shmangien e tyre.
Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave për ndryshimet në ligjin e procedurave penale prekin vetëm nenet që parashikojnë gjobat për individët, të vetëpunësuarit, bizneset e vogla e të mëdha dhe korporatat në rastet e evazionit fiskal.
Ashpërsimet e gjobave janë për bizneset e mëdha, ku kërkohet dyfishimi i saj në rastet kur është fshehur, apo nuk ka deklaruar të plotë pagën e punonjësve. Për të vetëpunësuarit dhe individët gjoba nuk ndryshon.
Ligji përfshin edhe korporatat në pjesën e penaliteteve për mallrat e pashoqëruar me fatura tatimore. Gjoba e përcaktuar në këtë rast është të paktën 750 mijë lekë.
Gjoba për moslëshim faturash është 50 mijë lekë për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit, 100 mijë lekë për biznesin me xhiro mbi 14 milionë lekë dhe shton gjobën prej 1.5 milionë lekësh për korporatat.
Penaliteti zbutet për individët e detyruar që të dorëzojnë deklaratën e individuale vjetore të të ardhurave. Gjoba për vonesa në deklarimin e saj ulet në 3 mijë lekë, nga 5 mijë që është aktualisht.
Detyrimin për të dorëzuar te tatimet këtë deklaratë e kanë individët që realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania