Rriten qiratë për banesat sociale në Korçë, banorët kundërshtojnë vendimin: S’kemi!

5 Qershor 2024 | 17:17

Rreth 100 familje që jetojnë në banesë sociale nga ky muaj do të paguajnë më shumë qira për bashkinë. Kostot e qerasë janë rritur nga 7 deri 1600 lekë në muaj, shifër që për banorët nuk përballohet me të ardhurat që kanë.

Bashkia e Korçës ka rritur qiratë për 98 familje të cilat jetojnë në banesa sociale. Pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në këto banesa thonë se nuk mund të përballojnë një kosto të re financiare.

“Ne na i dhanë me qira, e pranuam aq sa na i dhanë. Tani po e ngrejnë, ne jemi pensionetet, me kempe që nuk e paguajmë dot çmimin. Ku do shkoje puna jonë? Gasnoniere paguajnë 40, dhomë e guzhine 68, 2+1 98. Tani e kanë shtuar 8, 13 mijë dhe 17 mijë per 2+1. Nuk e përballojmë dot. Ne leket I kemi për ilaçe”, tha një burrë.

“Të gjithë që jemi atje jemi me kempe, pensione nuk kemi. Fëmijët pa punë. Në Bashki futen ata që kanë njerëzit, futin nipërit, ne i kemi fëmijët pa punë. Unë marr 170 me burrin, 90 pension, 80 Kemp. Si do bëj? Dhomë e kuzhinë kam. Paguaj 68. Shkon 77. Që në shkurt shkon 150”, tha një grua.

Disa prej tyre shprehen se nuk do të paguajnë rritjen e qerasë pasi të ardhurat e tyre janë të siguruara nga përkrahja sociale, invaliditetiti si dhe pensionet minimale duke e bërë të pamundur përballimin e kësaj rritje.

“Ne nuk paguajnë as uje, as drita, as qera. Po të dojë policia, le të na heqë. Nuk kam ku I gjej. Nusja 150, unë marr 76. Ajo u ra të gjithëve në kokë. Të shumtët me kempe në bashkia”, tha një i intervistuar.

“Ne nuk do paguajmë. Ku do shkojmë ne? Këto shtëpi janë në nevojë të njerëzve. Nuk e di çdo bëhet, asgjë nuk do bëhet. Ne nuk dalim, presim privatizimin”, tha një burrë.

Drejtues në Bashkinë e Korçës thonë se kjo rritje ka ardhur për shkak të indeksimit të çmimeve të qirave duke u bazuar në të dhënat e INSTAT. Rritja e qirave, sipas drejtoreshës së strehimit social bazohet në kontratat një vjeçare që ky institucion ka me familjet në nevojë.

“Është bërë indeksimi i qerasë bazuar në idenksine rritjes së çmimeve që e marrin nga INSTAT. I referohet viteve 2018-2023, reflektohet në qera e vitit 2024. I kaluam këshillit bashkiak me arsyet objektive pse nuk është rritur qeraja në këto vite, pandemia, nuk mund të toleronim detyrim ligjor. Banorët janë të njohur me rritjen e qerasë sepse ndodhet në nenin 3 në kontratë, ku thuhet se niveli i qerasë ndryshon me rritjen e çmimeve që miratohet nga këshilli bashkiak”, tha Mirela Balli, drejtoreshë e strehimit sociale në Bashkinë Korçë.

Vlerat e qerasë mujore të banesave sociale u rritën për 700 lekë të reja për garsoniere, 1300 lek për apartamente 1+1 dhe 1600 lekë për apartamente 2+1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026