Rriten rastet ditore me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet shëndetësore apelojnë për vigjilencë
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga kryerja e 2 451 testimeve në 24 orët e fundit janë zbuluar 21 raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre 8 raste janë në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cërrik.
Ndërkohë, aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Pas arritjes së një niveli minimal të rasteve të reja ditore për disa javë, gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje graduale infektimeve.
Autoritetet shëndetësore në vend u bëjnë apel qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe gjithashtu të respektojnë masat parandaluese.
Qytetarët ftohet që për çdo dyshim të kontaktojnë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (18 Korrik 2021)
Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve