Rriten rastet e dhunës në familje në Durrës, 545 denoncime gjatë këtij viti

5 Dhjetor 2025 | 21:13

Në Durrës, dhuna në familje ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Të dhënat e Policisë së qarkut tregojnë se fenomeni po përhapet kryesisht për shkak të vështirësive ekonomike dhe nivelit të ulët arsimor të dhunuesve.

Nga muaji janar deri në fund të nëntorit, në Policinë e Durrësit janë regjistruar 545 denoncime për dhunë në familje. Sipas autoriteteve dhe ekspertëve të fushës, këto shifra përbëjnë një sinjal alarmi për situatën në familjet në këtë qytet bregdetar.

“Dhuna në familje është kthyer në një fenomen shumë shqetësues që, fatkeqësisht, rritet çdo vit. Krahasimi i statistikave 2023–2024 me ato të 2025-s tregon një rritje rreth 10%, çka e bën situatën të alarmante,” – shprehet avokatja Shqiponja Meta.

Duke analizuar shkaqet kryesore të kësaj rritjeje, Meta thekson faktorët ekonomikë dhe nivelin e ulët arsimor të individëve të përfshirë.

“Janë disa faktorë që ndikojnë, por do të veçoja atë ekonomik. Shpeshherë dhuna ushtrohet nga të rinj të papunë që kanë marrë përsipër të krijojnë familje. Po ashtu, familja shqiptare, për fat të keq, në shumë raste vazhdon të mbetet patriarkale, duke i dhënë përparësi mashkullit ndaj gruas. Shumica e autorëve të dhunës kanë arsim deri në 9-vjeçar, mbajnë mentalitet patriarkal dhe shpesh janë nën efektin e drogës. Edhe dënimi me burg nuk mjafton për të ndalur dhunën, sepse ata kthehen edhe më të egër. Duhet të ketë institucione për rehabilitimin e dhunuesve. Në praktikë kam pasur raste që janë kthyer 2–3 herë,” – sqaron avokatja.

Ndërkohë, gjatë vitit 2025, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë 49 vendime për çështje të dhunës në familje: 41 dënime me burg, 5 masa detyrimi paraqitjeje dhe 3 urdhra për mjekim të detyruar ambulator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026