Rriten rastet me “stroke”, mjekja:10 shtrime në ditë, në reanimacion ka edhe të rinj

24 Prill 2023 | 16:05

Mesatarisht çdo ditë në urgjencën e qendrës spitalore universitare Nënë Tereza paraqiten 10 raste me ishemi ose hemoragji të trurit. Në një intervistë për Euronews Albania neurologia Entela Basho, rrëfen se rastet kane ardhur ne rritje dhe mes pacientëve në reanimacionin e dedikuar për strok ka edhe mosha të reja.

Si sëmundje është moshës së tretë por ka dhe mosha të reja, duke nisur që nga mosha 30 -35, 40, aktualisht kemi 27 vjeç, 40 dhe 45 vjeçar të shtruar me faktor rrisku hipertensionin , diabetin”,-tha Entela Basho neurologe, QSUT.

Bllokimi I një ene gjaku në tru con në ishemi ndërsa carja e saj në hemoragji. Në të dyja rastet janë mjekët referojnë se disa shkaktarë.

“Aksidentet vaskulare ndahen ne ishemike apo hemoragjike ku ishemiket zënë gati 85% të rasteve dhe 15% e zënë hemoragjiket, janë sëmundje që kanë factor risku ku të para rendite crregullimet e zemrës, hipertensioni, diabeti, duhan pirja dhe akooli janë faktor risku që mund të cojnë në aksidente vaskulara”,-tha tha Entela Basho neurologe, QSUT.

Ishemitë dhe hemoragjitë japin disa sinjale që në fillim.

“Shenjat mund të jenë, problem të shikimit, humbje të pamjes, paralizë të dorës këmbës, problem te ekuilibrit, patologji që janë të rëndësishme pasi lënë invaliditet të zgjatur”,-tha tha Entela Basho neurologe, QSUT.

Koha e mbërritjes në spital është vendimtare për ecurinë e një aksidenti cerebro-vaskularë. Mjekët thonë se reagimi në 4 orët e para, bën që pacienti të mos ketë pasoja afatgjata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026