Rriten rastet me viroza në Peqin, më të prekur fëmijët dhe të moshuarit

8 Nëntor 2025 | 20:08

Fluksi i pacientëve në urgjencën e Peqinit është rritur ndjeshëm këto ditë, si pasojë e virozave sezonale që po qarkullojnë gjerësisht. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Sipas të dhënave nga shërbimi i urgjencës, çdo javë paraqiten mesatarisht rreth 80 pacientë, që do të thotë rreth 350 raste në muaj me simptoma si temperaturë, të vjella dhe gastroenterite.

Kryeinfermierja e urgjencës Peqin, Shkëndi Ballhysa theksoi se simptomat më të rënda janë tek moshat që janë me sëmundje kronike.

“Mesatarja i bie 80 pacientë që paraqiten gjatë gjithë javës në urgjencë. Simptomat kryesore janë temperatura, gastrohenteritet, të vjella. Ka raste që vjen edhe me tension, hipertension. Rastet e rënda që s’janë për ne i trajtojmë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Simptomat më të rënda janë tek moshat që janë me sëmundje kronike, që janë moshat e treta, dhe me temperatura të larta vijnë fëmijët e vegjël që i rëndon pak më shumë”, tha ajo.

Ballhysa apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht tek prindërit me fëmijë të vegjël, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve virale.

“Pirja e lëngjeve, shmangia e ambienteve të mbyllura për të mos e marrë virozën. Dhe me ndenjë në shtëpi ai që është me virozë, mos me e çu fëmijën në çerdhe, kopësht apo shkollë, që të parandalojë virozën dhe të mos e rëndojë fëmijën”, tha ajo.

Specialistët e shëndetësisë kërkojnë kujdes të shtuar në këto ditë me ndryshime të shpeshta temperaturash, duke theksuar se trajtimi në kohë dhe parandalimi janë mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026