Rritet besimi për të bërë biznes, kërkohet normalizim i punës në gjykata
Shqipëria po ofron më shumë siguri për të investuar në një biznes, por pengesë janë gjykatat.
Kjo është përgjigja që japin bizneset e huaja për aktivitetin e tyre në vend, ndërsa ankohen edhe për mungesë punonjësish.
Sistemi gjyqësor po i pengon investitorët e huaj të bëjnë biznes në Shqipëri. Edhe pse dëshmitë e tyre flasin për më shumë siguri në vend dhe një klimë politike të qetë, proceset e ngecura në gjykatë nuk po lënë shije të mirë.
“Puna e Gjykatave administrative dhe ndikimi i tyre te biznesi është 39%. Ne e dimë se ka shumë kërkesa për shumë çështje dhe ndonjëherë duhen vite të tëra për t’u zgjidhur”, thotë Marinela Jazo, drejtore e Shoqatës së Investitorëve të Huaj.
Anketa e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, tregon se nga viti 2019, vlerësimi po rritet gradualisht. Për ministren e Financave, reforma në drejtësi po përmbushet me emërimin e gjyqtarëve të rinj.
“Nëse shohim me detaj pyetjet për sistemin gjyqësor, pritshmëria për të ardhmen është pozitive. Kjo është një tjetër reformë që kemi ndërmarrë dhe jemi të bindur për zbatimin e saj. Jam e bindur që me mbushjen e pozicioneve vakante që janë sot, do të ketë ndikim shumë pozitiv”, thotë Delina Ibrahimaj.
Investitorët e huaj janë ankuar edhe për fuqinë punëtorë, e cila emigron, është e pakualifikuar ose nuk pranon pagat që ofrohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)