Rritet buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, në 2025 më shumë para për kujdesin
Ministria e Financave ka parashikuar 80,7 miliardë për shëndetësinë në vitin 2025 nga 77,9 miliard që ishte në vitin 2024.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore në 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë dhe buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar sa 9.8 % e shpenzimeve të përgjithshme.
Por si do të shpërndahen këto para në sistem.
Ajo që vihet re është se afro gjysma e buxhetit, pra 39,4 miliard do të shkojnë për shërbimet e kujdesit dytësor, apo e thënë ndryshe për spitalet, buxheti për to ka njohur rritje me 6, 81%. Në 2025, një vëmendje e veçantë i është dhënë shërbimit parësor, i cili ofrohet nga mjekët e familjes dhe të specialiteteve në poliklinika, ku nga viti 2024 në 2025 buxheti për to rritet me 29,75%. Rritje të buxheti ka edhe për shëndetin publik i cili fokusohet në promocionin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Nga buxheti i shëndetësisë, përkujdesi social do të marrë 27,5 miliard lekë, fond i cili vjen në ulje me 7,26% nga viti 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi