Rritet çmimi i bulmetit, qumështi 30 lekë më shtrenjtë, mungon djathi

2 Gusht 2022 | 09:46

Qumështi i paketuar dhe nënproduktet do të shiten më shtrenjtë nga sot. Kompanitë e përpunimit thonë se janë rritur kostot e lëndëve të para, dhe në këtë mënyrë një shishe qumështi 1.4 litra do shitet 190 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik.

Shtesa prek edhe 54 artikuj të tjerë të ambalazhuar, duke rritur drejtpërdrejt kostot e jetesës në familjet shqiptare.

Nga qershori i vitit të kaluar çmimet janë rritur gradualisht, deri në 19% për grupin e bulmeteve, ndërsa vendi përballet edhe me uljen e numrit të lopëve e deleve.

Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
09:15 | 02/07/2026

BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një tarife prej 3 eurosh për importet e tregtisë elektronike me vlerë të ulët që hyjnë në bllok nga...
13:17 | 01/07/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026