Rritja e çmimit të patentës dhe ritestimeve, Shoqata e Autoshkollave: Nuk përfitojmë
Nga data 5 shkurt do të rritet çmimi i patentës. Ky është njoftimi më i fundit nga Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor dhe bëhet fjalë për çmimin e kartonit të patentës dhe jo tarifës së autoshkollës. Çmimi për këtë dokument rritet me 1 mijë lëkë të rinj nga 3500 në 4500 lekë.
Drejtoria e transportit rrugor argumenton se rritja lidhet me zgjatjen e vlefshmërisë së afatit të patentave, ndërkohë përfaqësia e autoshkollave në rang kombëtar nuk e konteston këtë ndyshim por tregon edhe kostot e tjera përse çmimi rritet me gati 6 mijë lëkë të reja dhe autoshkollat nuk janë përfituese në asnjë fragment të procesit të pajisjes së individëve me leje drejtimi.
Paralelisht do të ketë edhe rishikim të tarifave për ritestuesit. Deri më tani ritestimet mund të kryhen në 5 seanca me një tarifë prej 400 lekësh ndërsa me ndyshimet e fundit tarifa rritet.
Deri më tani patentat kishin vlefshmëri 10 vjeçare, ndërsa me afatin e ri ato janë zgjatur deri në 15 vjet.
Me këtë ndryshim ligjor i cili ka hyrë në fuqi nga vitit 2023, përfitues janë rreth 80 mijë shoferë të cilët ishin në prag të skadimit të afatit.
Një vit më parë edhe autoshkollat kërkuan dyfishim të çmimit të kursit, por për shkak të debateve dhe hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës, nisma mbeti pezull.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë