Rritet ekonomia në tremujorin e parë të vitit, ndikimi nga administrata dhe tregtia
Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3,4% këtë vit. Kontributin më të madh në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë administrata publike dhe tregtia.
Ekonomia e vendit u rrit me 3,4% në 3-mujorin e parë të vitit. Kjo rritje vlerësohet në ngadalësim, krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Kontributin më të madh në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë administrata publike dhe tregtia e pas tyre turzimi dhe shërbimi ushqimor.
Të dhënat e nxjerra nga INSTAT, tregojnë se ekonomia ka vijuar trendin pozitiv edhe në vitin 2024 duke shënuar një rritje reale 4.05%.
Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korrente për vitin 2024 është vlerësuar në rreth 2.5 trilionë lekë ose 2.5 miliardë euro, ndërsa për vitin 2023 në 2.36 trilionë lekë, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në terma nominalë.
Struktura e ekonomisë shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve që për vitin 2024 zë 49% të PBB-së dhe ka shënuar një rritje reale 6.5 për qind, si nxitësi kryesor i rritjes së përgjithshme pasuar nga ndërtimi që përbën 12% të ekonomisë dhe është zgjeruar me 4.5%.
Sipas shifrave të publikuara nga Insituti i Statistikave, kontributin kryesor në këtë rritje e ka patur “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, si edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Ndërkohë rezultojnë me rënie, industria, energjia dhe uji, si edhe bujqësia.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës