Rritet infertiliteti tek meshkujt, mjekja: Kemi të rinj infertil, shkak alkooli
Shqipëria po njeh çdo vit ulje të numrit të bebeve që vijnë në jetë. Arsyet janë të ndryshme, e një ndër to është infertilitetit, ku çiftet nuk arrijnë dot të krijojnë një shtatëzani.
Organizata botërore e shëndetësisë ka bërë me dije se 1 në 6 persona preken nga infertiliteti gjatë jetës së tyre. Si burrat dhe gratë janë njëlloj të rrezikuar nga infertiliteti, por së fundmi është vërejtur një rritje e problemit tek djemtë.
“Nëse do të bëj raportin e infertilitetit mes grave dhe burrave janë gratë ato që zënë përqindjen më të madhe, por sot në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri është rritur pak përqindja dhe e djemve apo burrave të cilët janë infertilë. Futen edhe të rinjtë. Mosha 27 vjeç, unë i kam edhe në punën time që edhe në këtë moshë kaq të re kanë qenë infertile”-tha Lindita Myzeri, mjeke gjinekologe.
Shkaqet që çojnë në infertilitet janë të shumta, por ato e kanë zanfillën tek stili i jetesës.
“Ka të bëjë jashtëzakonisht shumë mënyra e jetesës. E di çfarë do të fusja tek mënyra e jetesës, jo vetëm fakti që si ushqehemi që ushqimi është baza, jo vetëm çështje ekonomike, por edhe mënyra e jetesës dhe jeta sociale dhe ndërrimi i partnerëve, përdorimi i alkoolit, drogërave. Pra të gjitha këto janë faktor që kanë ndikuar goxha në rritjen e infertilitetit dhe tek burrat”-shtoi Myzyri.
Sipas ekspertëve njeriu mund të vuajë nga infertiliteti apo steriliteti, njëlloj si sëmundjet e tjera. Raportet tregojnë se 1 në 20 meshkuj kanë nivel të ulët të spermatozoideve, ndërsa 1 në 100 janë steril, duke e bërë kështu të pamundur sjelljen e një fëmije në jetë. Hulumtimet tregojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz jetojnë me infertilitet në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar