Rritet kërkesa e brendshme për naftë, në 5 muaj u importuan 280 mijë tonë

19 Qershor 2025 | 16:44

Nafta dhe benzina po kthehen ndër produktet me konsum të lartë. Në 5 muajt e parë të vitit, janë zhdoganuar 280 mijë tonë karburant, ose 32 mijë tonë më shumë se vitin e kaluar.

Të dhënat që publikon Ministria e Financave, tregojnë se rritja e konsumit të lëndëve djegëse, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme, me më tepër shpenzime nga qytetarët dhe turistët që vizitojnë vendin tonë.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre të fundit, me automjete personale apo marrin makina me qira, ka bërë që të rritet ndjeshëm konsumi.

Një tjetër arsye per konsum të shtuar, lidhet edhe me çmimin e qëndrueshëm që ka pasur nafta këtë periudhë, e cila është tregtuar më lirë në raport me luhatjet qe solli lufta Rusi-Ukraine në vitin 2022 dhe çmimit që mund të rezervojë e ardhmja nga konflikti Iran-Izrael.

Sot një fuçi naftë në bursën europiane tregtohet për 76 dollarë dhe ky çmim është rritur rreth 15%, gjatë kësaj jave, por ende nuk është reflektuar në treg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026