Rritet me 30 lekë buka, qytetarët shënojnë emrin në listë

11 Mars 2022 | 07:41

Çmimi i bukës vazhdon të rritet. Pas rritjes se disa muajve më parë me 10 lekë, buka ka pësuar një rritje tjetër çmimi.

“Tani për momentin është rritur me 20 lekë edhe tendenca është në rritje sepse ne varemi gjithmonë nga mielli. Mielli është duke u rritur”, u shpreh pronari i një furrë buke.  

Kjo situate ka detyruar blerësit të rendisin edhe bukën tek ushqimet që marrin me lista.

“Këto kohë ndjejmë shumë vështirësi, vijnë kërkojnë pa lekë. Ndihemi në siklet, nuk mund t’i kthejmë se është bukë”, tha ai më tek.

Në një vëzhgim në disa furra  ne Tiranë, vihet re se çmimi i bukës është rritur me 20 deri në 30 lekë.

“ E kemi ndjerë rritjen e çmimit të bukës. Brenda ditës është rritur 30 lekë”, tha një qytetare.

“Është rritur shumë, nga 20 lekë të gjitha”, u shpreh një e moshuar.

“Ka qenë 80 lekë, tani nëpër dyqanet e lagjes ka qenë 90, tani pothuajse është bërë 100-120. Po rritet edhe vazhdon rritja, presim akoma”, tha një grua.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026