Rritet presioni për armëpushim, Hamas: Lirimi i pengjeve t’i japë fund ofensivës
Ndaj Hamasit dhe Izraelit po rritet presioni për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Në Tel Aviv disa qindra persona mbushën rrugët për të kërkuar uljen e armëve dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve të Hamas.
“Na ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri. Duam një marrëveshje për pengjet, duam që ato të kthehen në shtëpi”, tha një protestues.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Hamasit të pranojë propozimin izraelit. Numri i pengjeve që Izraeli do që të lirohen në këmbim të të burgosurve palestinezë, sipas mediave hebraike, u reduktua.
“Mendoj se në këto momente kemi një ofertë shumë bujare për një armëpushim 40-ditor dhe lirimin e disa mijëra të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite, që mbahen rob prej më shumë se 200 ditësh”, tha David Cameron, ministër i Jashtëm i Britanisë.
Deri më sot Hamasi i ka refuzuar ofertat e bëra nga Izraeli. Lëvizja islamike kërkon që lirimi i pengjeve t’i japë fund sulmit izraelit në Gaza dhe të sjellë tërheqjen e trupave nga territori. Nga ana e tij, shteti hebre ka ofruar vetëm një ndërprerje të gjatë, duke deklaruar se ofensiva do të rinisë më pas.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona