Rritet vdekshmëria, Dasho: Ndër shkaqet, COVID dhe pasojat afatgjata të virusit

6 Qershor 2022 | 08:52

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës.

Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 %.

Epidemiologu Erion Dasho tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se edhe pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të vdekjeve.

Sipas tij, numri i vdekjeve akute, pra nga vetë covidi është më i lartë se vdekjet e shkaktuara si pasojë e komplikacioneve nga pasojat afatgjata që lë virusi, siç quhet ndryshe post covid.

“Të gjitha studimet që janë kryer në dy vitet e pandemisë në të gjitha vendet e botës nga institucione shumë prestigjoze, konkludojnë se rritja e vdekshmërisë, që është një fenomen ndërkombëtar, i dedikohet vdekjeve nga covid. Nëse flasim për Shqipërinë, ku në dy vitet e pandemisë kemi rreth 12 ose 13 mijë vdekje shtesë, vdekjet që i atribuohen pandemisë janë 16 mijë” tha Dasho ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026