Rritja e çmimeve detyron shqiptarët të shpenzojnë vetëm për shportën, transporti e arsimi në krizë
Kriza ekonomike që po shoqëron pandeminë Covid-19 ka tkurrur ndjeshëm konsumin. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se inflacioni për muajin nëntor zbriti në 1.6 për qind, ndërsa shqiptarët kanalizuan shpenzimet në 90 % të blerjeve vetëm për shportën ushqimore.
Në terma mujore, në krahasim me tetorin, ndërkohë, çmimet e konsumit kanë rënë me 0.5%.
Çmimet e grupeve të të tjera si mobilje, taksa e tarifa mujore, hotele e restorante kanë kontribuar pozitivisht lehtë, ndërsa shpenzimet për karburant, transport urban e shërbimi arsimor janë reduktuar, kjo për shkak të paralizimit nga pandemia dhe pasigurisë për periudhën në vazhdim.
Me ulje të çmimit dhe kërkesave është pasuar edhe grupi i veshjeve e këpucëve.
Sa i përket shportës ushqimore, zarzavatet janë rritur me shifra dyshifrorë. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, çmimet e perimeve dhe ato të frutave janë përkatësisht 13% dhe 4% më të shtrenjta.
Duke u nisur edhe nga perceptimi i individëve dhe bizneseve për ekonominë, sipas institucioneve financiare muajt në vijim do të përkeqësojnë ekonominë e familjeve shqiptare ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë është shprehur se inflacioni nuk do t’i afrohet objektivit prej 3% para vitit 2022.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura