Rritja e çmimeve, protestë ndaj votuesve të kësaj qeverie, sipas politologut
Politologu Ermal Hasimja deklaroi për Euronews Albania se protesta që po bëhet për rritjen e çmimeve pak muaj pas zgjedhjeve është dëshpëruese sepse në një farë mënyre është protestë dhe ndaj votuesve të kësaj qeverie.
Hasimja ka një këndvështrim tjetër sa i takon kësaj proteste.
“Shumë mirë që protestohet, por protesta është pak jashtë fokusi. Nuk duhet protestuar kundër rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve nuk është person, nuk ka adresë dhe as nuk konkurron për votën tuaj,” – tha ai.
Sipas politologut qeveria nuk ka sesi t’i gjejë paratë përveçse nga taksat e qytetarëve, ama ajo që është e gabuar është “rrjepja me taksa e njerëzve që punojnë e mbajnë në kurriz këtë vend”.
Hasimja tha se qeveria përdor paratë e taksave të qytetarëve të ndershëm në favor të militantëve dhe klientëve të pushtetit dhe kjo është arsye për të protestuar.
“Meqë ra fjala, duhet protestuar edhe kundër atyre që shesin votën. Ah, po, harrova, kundër popullit nuk protestohet. Fajin e ka qeveria. Popullin e gënjyen,” – u shpreh politologu.
Ermal Hasimja pohoi se edhe ai është pro protestës dhe vazhdimit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Uria nuk taksohet’, qytetarët protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve
- Penguan qarkullimin, hetohen 4 pjesëmarrës dhe organizatorë të protestës kundër rritjes së çmimeve
- Protesta për çmimet, Arben Shkodra: Publiku të kërkojë transparencë nëse ka abuzim
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet