Rritja e gjelit të detit me kosto të lartë, shitja zero! Importi dëmton fermerët

16 Dhjetor 2025 | 20:23

Gjeli i detit në Peqin, edhe pse njihet për vlerat e tij ushqyese, ka mbetur pa u shitur. Fermerët tregojnë se dalin çdo ditë në rrugë për ta tregtuar, megjithatë mungon fuqia blerëse.

Aktualisht, gjeli i detit po tregtohet me 10 mijë lekë, por i gjithë mundi që fermerët kanë bërë gjatë gjithë vitit për ta rritur nuk shpërblehet me këtë çmim. Ata thonë se po dëmtohen shumë nga produktet që vijnë nga importi.

“Ne kemi ngritur duart përpjetë, sepse ata kanë hyrë nga Greqia me 6 mijë, 7 mijë lekë dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Me sa po e tregtoni ju?

Ne me 10 mijë, por ja ku i ke, nuk shiten. Shteti duhet të vërë pak dorë për këtë fshatarësi, sepse po vuan. Nuk është puna që ta marrësh në Greqi dhe ta shesësh këtu, unë mezi e rris”, tha tregtues i gjelit të detit.

Një fermere thekson se e gjitha lodhja e tyre nuk shpërblehet pasi nuk po fitojnë pasi gjelat nuk u shiten.

“Ne mezi i kemi rritur, kurse importi i ka në stallë dhe njerëzit shkojnë e rrinë atje. Ne kemi gjithë atë mundim, gjithë atë lodhje dhe asgjë nuk fitojmë. Ju dëmton? Na dëmton, sepse nuk shitet malli, se nuk e ka vlerën ai për aq, për 9 mijë lekë, askund në botë.

Është rritur që në prill, shiko ku jemi ne, sa ka ngrënë ai. Gjithë ai mund. Sa duhet të ishte çmimi që të shpërbleheshit? Të paktën me 10 mijë lekë”, tha ajo.

Sipas fermerëve, çmimi aktual nuk mbulon as kostot bazë të prodhimit. Ata tregojnë se pavarësisht kërkesave të shumta, fitimet janë ulur ndër vite, si pasojë e rritjes së shpenzimeve.

“Çdo punë është e vështirë, por gjeli i detit është si puna e atij fëmijës së vogël: ilaçet, ushqimi, mirëmbajtja. Me sa po tregtohet aktualisht? 13 mijë pula, 11 mijë gjeli, sepse i kemi rritur vetë. A ja vlen? Deri diku po. Njeriu merret me një punë, ai që shet gjithmonë do më shumë, por me kaq them se po. Çfarë e dëmton fermerin? Importi, normalisht, sepse ata i kanë çmimet më të ulëta”, tha fermeri.

E gjithë zona e Peqinit merret me rritjen e gjelit të detit, gjatë një viti mund të arrijnë deri ne 40 mijë krerë, ndërsa kujdesi për të nis nga muaj Prill deri ne Dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026