Rritja e inflacionit shtrenjton me 30% çmimin e sufllaqes greke
Teksa pronarët e restoranteve në Greqi bëhen gati për sezonin veror, ata po ndjekin me shqetësim impaktin e dëmshëm të inflacionit, i ilustruar veçanërisht nga rritja e çmimit të një ushqimi tipik, të njohur nga vendasit dhe të huajt: sufllaqja.
“Ne e kemi këtë ushqim në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka të krahasuar. Është jashtëzakonisht i mirë. Ky është mishi më i mirë, ushqimi më i mirë grek që kam ngrënë në jetën time. Jemi në Athinë, ndaj është normale. Zakonisht shpenzojmë 150 dollarë për një vakt të mirë, ndërsa këtu vetëm 40 euro. Nuk arrij ta besoj sa lirë që është, përfshirë pijet dhe është goxha i përballueshëm”, thotw Shane Houzly, turist nga SHBA.
Për shumicën e turistëve, sufllaqja mund të konsiderohet jo vetëm tradicionale, por edhe ushqim i lirë. Por për grekët ka filluar të kthehet në luks. Çmimi i saj po shkon mbi 3 euro, nga 2 që ishte vitin e kaluar. ndërsa inflacioni në vend po arrin në 10.7%, sipas të dhënave të Eurostat. Si arrijnë profesionistët e zanatit të mbajnë çmimin e ulët dhe cila është arsyeja e kësaj rritjeje?”
“Sufllaqja është bërë më e shtrenjtë dhe kjo po ndihet tek konsumatori për shkak të mishit. Por edhe ingredientët e tjerë si domatja, qepa, xaxiqi, çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Elektriciteti po ashtu, gazi po ashtu, çdo gjë. Po përpiqemi t’i mbajmë çmimet e ulëta me sa mundemi”, shprehet Spiros Bairaktaris, pronar taverne, Athinë.
Shoqata e Restoranteve në Athinë deklaron se çmimi i derrit është rritur me 30 për qind në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit me 125 për qind dhe elektriciteti mbi 100 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat