Rritja e pagave të Kushtetueses, pse “dështoi” votimi në parlament

22 Shtator 2023 | 15:00

Për herë të dytë brenda dy javëve, votimi në parlament i pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë.

Domosdoshmëria për të votuar këtë ndryshim me 84 vota, të cilat nuk i disponon ka bërë që shumica socialiste të bëj një hap pas dhe të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të mos e kaluar në seancën e 21 shtatorit.

“Qeveria shqiptare të ndërmarrë një reformë tërësore në pagat e gjyqësorit, duhet patjetër që të shoh edhe gjykatën speciale e cila ka një volum të rritur pune, duhet patjetër që të shoh edhe hierarkinë e pagave në të gjithë sistemin e drejtësisë. Të tërhiqet ligji për gjykatën kushtetuese sot, t’i ushtrojmë ato procedurës parlamentare, ta diskutojmë si pjesë e diskutimeve të reformës në drejtësi dhe të shikojmë mundësinë për të bërë një reformë tërësore”, deklaroi gjatë seancës deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, u shpreh gjatë seancës: “Ne jemi plotësisht dakord që ta shtyjmë dhe gjithashtu uroj që të reflektojnë edhe kolegët për mos të hedhur më baltë mbi institucionet kushtetuese të këtij vendi që ruajnë kushtetutshmërinë.”

Më herët për këtë çështje kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar votën pro ndërsa deputetët në këtë parti që mbështetesin Sali Berishën janë shprehur kundër.

Në bazë të ndryshimeve të propozuara, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të marrë nga 408 000 Lekë – pagën 644 640 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026