“Rritja e pensionit sa gjysmë kg djathë”, pensionistët në Durrës: E pamjaftueshme
Me çmimet e rritura dhe shpenzimet e larta, për pensionistët e Durrësit rritja e pensioneve me 8.6% është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.
“Ça mi goce 150 mijë lekë, ça blen me 150 mijë lekë? Të jetë të paktën 10 mijë lekë në ditë, 300 mijë në muaj, që të jetoj. Me çfarë do jetoj, po drita, ujë, ilaç rrobash, për të ngrënë, për të pirë, me ça do merren ato?” thotë një pensionist.
“Ilaçet janë të gjitha pa rimbursim, ujë, drita, interneti, iku gjysma e pensionit”, shprehet një pensioniste.
Në ditët e pazarit, qeset e tyre mbushen vetëm me produktet bazike.
Mishi, djathi e peshku janë tashmë “luks”.
“Mish e peshk harroje. Marrim makarona, mbushim tasin e kaq”, thotë një i moshuar.
Ata kërkojnë një rritje reale dhe duket se e kanë të qartë sa duan.
“Sa e ka ai zyrtari që punon, se ne kemi punuar. Kam punuar 47 vjet e marr 200 mijë lekë, ai akoma s’ka filluar punën e merr 1 milion”, shprehet një tjetër
Ndërsa inflacioni për ushqimet vijon të mbetet në nivele të larta me rritje deri në 10% në muaj, qeveria ka vendosur të ndërhyjë dy herë gjatë këtij viti.
Fillimisht duke i dhënë atyre një bonus në muajin prill nga taksa e jashtëzakonshme mbi energjinë dhe tanimë rritjen në masën 8.6%, sipas normës së paraqitur nga INSTAT.
Kjo do të thotë një rritje nga 800 deri në 3000 lekë për afro 50 mijë pensionistët që jetojnë në Durrës nga 1 tetori.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën