“Rritje e çmimit të naftës”| Ndikimi i luftës në Izrael në ekonominë globale
Ekspertët ndërkombëtarë thonë se në këtë fazë të konfliktit në Izrael nuk ka rrezik për rritje të menjëhershme të çmimit të naftës. Por nëse konflikti do të zgjerohet me vende të tjera, mund të kemi një situatë të paparashikueshme.
Sulmi i papritur i Hamasit ndaj Izraelit ka bërë që ekspertët dhe analistët e vjetër të naftës të bëjnë parashikimet e tyre ndaj ecurisë së tregut.
Sipas ekspertëve edhe nëse lufta do të zgjerohej më tej në rajon, me përfshirjen e Iranit në konflikt, çmimet e naftës do të mbeteshin rreth 100 dollarë për fuçi.
Analistët tregojnë se janë gjithsej 4,5 e deri në 5 milion fuçi nafte që tregtohen aktualisht në botë çdo ditë duke pohuar se edhe nëse çmimet do të rriteshin përtej kufirit, kapacitetet e rezervave, veçanërisht në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, do të plotësojnë nevojat e tregut.
Nga ana tjetër analistët mendojnë se përfshirja e Iranit në këtë luftë, është e pafavorshme për shtetin fqinj, duke hedhur poshtë kështu skenarin e një ndikimi konkret në ofertën e naftës nga Lindja e Mesme.
Analizat e tregut parashikojnë se çmimi i naftës, në 6 muajt në vijim do të mbetet nën çmimin tavan 100 dollarë dhe për momentin kërcënimi i një rritje tjetër e çmimit nga konflikti në Lindjen e Mesme duket se nuk është i afërt.
Disa ditë pasi arriti një nivel më të ulët të fundit prej rreth 84 dollarë për fuçi, çmimi bazë i naftës së papërpunuar Brent iu afrua 90 dollarëve për fuçi të hënën duke u rritur me afro 5%. Megjithatë të martën, çmimi ra pak dhe u bë 87 dollarë duke sugjeruar se çmimet ishin stabilizuar të paktën përkohësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari