Rritje rekord dhe sfida të reja 11.7 milionë vizitorë në 2024

9 Gusht 2025 | 16:42

Turizmi në Shqipëri ka shënuar një vit rekord gjatë vitit 2024, me 11.7 milionë turistë të huaj dhe mbi 3.8 miliardë euro të ardhura.

Rritja është reflektuar në të gjithë vendin nga bregdeti i Durrësit dhe Shëngjinit deri në zonat malore si Thethi dhe Valbona.

Investimet në këtë sektor janë intensifikuar, me mbi 128 milionë euro kredi të marra nga bizneset për të zgjeruar kapacitetet pritëse.

Megjithatë, zhvillimi i vrullshëm ka ekspozuar një sërë sfidash: mungesë infrastrukture, veçanërisht për furnizimin me ujë dhe energji, probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ndikime negative në jetesën e komuniteteve vendase, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së rregullimit të tregut të qirasë.

Ekspertët paralajmërojnë se, pa një strategji të mirëfilltë dhe të qëndrueshme për turizmin, Shqipëria rrezikon të përballet me mbingarkesë, dëmtim të mjedisit dhe humbje të cilësisë së shërbimeve.

Zhvillimi duhet të balancohet me ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në përfitimet e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026