Rritja e pagave në sektorin publik, Rama: 950 euro mesatarja për mësuesit

27 Qershor 2024 | 08:49

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka bërë me dije rritjen e rrogave të mësuesve.  Kreu i qeverisë shkruan se paga mesatare e mësuesve do të jetë 950 euro.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo nismë vjen pasi Këshilli i Ministrave miratoi dje rritjen e pagave për sektorin publik. Nga muaji korrik, 135 mijë punonjës të administratës shtetërore do të marrin paga më të larta. Me vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, paga mesatare në sektorin shtetëror pritet të arrijë në 105 mijë lekë.

Vendimi synon të krijojë një administratë më të qëndrueshme, ku pothuajse të gjithë punonjësit do të marrin shtesa nga  7 deri në 35%, ndërsa në vazhdimësi të punës së tyre, pagat do të indeksohen në mënyrë periodike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026