English

Rrjedh gazi nga cisterna e Porto Romanos, banorët: Janë helmuar 3 fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mesditën e sotme ka pasur rrjedhje gazi nga cisternat në Porto Romano të Durrësit. Fëmijët që po zhvillonin procesin mësimor në një shkollë aty pranë janë larguar.

- Advertisement -

Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi takoi dy banorë të zonës që shprehën shqetësimin dhe thanë se të gjitha kërkesat e tyre më herët për t’i dhënë zgjidhje problemit kanë rënë në vesh të shurdhër.

Njëri prej tyre pohoi se protestat në vijim do të jenë më të fuqishme pasi nga ngjarja e sotme janë helmuar dhe tre fëmijë.

Më herët një tjetër banor u shpreh për Euronews Albania se ka frikë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për këtë shqetësim të tyre.

“Ka të paktën dy javë që vjen era e gazit, afër Spitallës. Sot po del gazi si shatërvan uji. Unë isha në punë sot dhe më merr mësuesja në telefon dhe më thotë hajdeni sa më shpejt se kemi nxjerrë nxënësit nga shkolla për shkak të gazit. Një pjesë e fëmijëve qanin edhe nga paniku.  Është një rrezik për ne, është një frikë e madhe. Kjo është si minë me sahat, nuk e dimë se kur do të plasë. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?