Rrjeti elektrik i shkatërruar në të gjithë Ukrainën, Odessa pa energji elektrike
Distributori më i madh privat i energjisë elektrike në Ukrainë, Grupi DTEK, humbi rreth gjysmën e kapacitetit të tij prodhues pas një sulmi masiv rus në rrjetin elektrik më 22 mars, shkruan Ukrainska Pravda.
“Ata goditën disa lloje objektesh prodhimi: u goditën një numër i madh termocentralesh, u goditën hidrocentrale. Së dyti, armiku goditi një numër shumë të madh nyjesh të rrjetit Ukrenergo, transformatorë etj. Ky sulm shkatërroi njëkohësisht aftësinë e sistemit për të transmetimin e energjisë elektrike dhe reduktuan aftësitë tona prodhuese”, shpjegoi Serhiy Kovalenko, drejtor i Jasno brenda grupit DTEK.
Në të njëjtën kohë, sot në mëngjes në portin ukrainas të Odesës, furnizimi me energji elektrike u ndërpre pas një sulmi ajror rus që dëmtoi një objekt energjetik të tensionit të lartë, njoftoi sot furnizuesi më i madh ukrainas i energjisë DTEK.
“Situata është ende e vështirë. Për të ulur ngarkesën në rrjet, sot në qytet nuk do të funksionojë transporti elektrik, po ashtu është i kufizuar edhe konsumi industrial”, është njoftuar në kanalin Telegram të DTEK, transmeton Ukrinform.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda